Flash News

E-TJERA

Varhelyi i zhgënjyer me integrimin e Shqipërisë: Shtyrja e procesit nuk është në interes të BE

Varhelyi i zhgënjyer me integrimin e Shqipërisë: Shtyrja e

“Çështja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kur do fillojmë procesin e negociatave të anëtarësimit. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që jemi ende duke vazhduar të diskutojmë këtë çështje. Ne menduam se e kishim zgjidhur dy vjet më parë dhe tani kjo është sërish në tryezë”.

Kështu ka deklaruar komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë forumit ‘BE takohet me Ballkanin” në Sofje të Bullgarisë. 

Sipas tij, nëse vendet që aspirojnë t’i bashkohen BE-së do t’i japin shtysë reformave socio-ekonomike, duke fuqizuar po ashtu sundimin e ligjit dhe parimet demokratike, Bashkimi Europian nuk do të shpërfillte dot progresin e tyre.

“Nëse do të kishte progres në terren, pra nëse reformat do të avanconin, pa u dashur të bëjmë thirrje gjatë gjithë kohës për përmbushjen e tyre, nëse do të ishin mjaftueshëm të dukshme, qoftë sundimi i ligjit, parimet demokratike, qoftë lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar po reformat ekonomike dhe sociale, Bashkimi Europian nuk do të ishte në gjendje t’i injoronte.

Pra, ju e dini, nëse keni fuqitë dhe ju nuk i përdorni ato, kjo mund të konsiderohet nga të tjerët si kapitullimi fuqive dhe aftësive, Duhet të besojmë tek vetja dhe fuqitë tona dhe mendoj se të gjitha shtetet anëtare duhet të besojnë tek natyra transformuese e procesit të aderimit. Kam qenë këtu para tre javësh dhe do të vij sa të jetë e nevojshme për ta zgjidhur këtë çështje në qershor të këtij viti, sepse lufta në Ukrainë na ka treguar se nuk kemi kohë për të humbur dhe as interes që ky proces nuk vonohet”, tha komisioneri Varhelyi.

Të fundit