Flash News

E-TJERA

Varhelyi nga Vlora: Shqipëria gati për të filluar negociatat, javën e ardhshme presim lajme të mira

Varhelyi nga Vlora: Shqipëria gati për të filluar negociatat,

Komisioneri i BE-së Olivér Várhelyi ka përsëritur se Shqipëria është gati për të filluar negociatat me konferencën e parë ndërqeveritare.

Në një konferencë me mediat bashkë me kryeministrin Edi Rama nga Vlora ku kanë inspektuar bypass-in e ndërtuar me ndihmë financiare të Bashkimit Europian, Várhelyi  tha se është shpresëplotë se javën e ardhshme priten lajme të mira sa i përket procesit të integrimit të vendit.

“Kemi parë se Shqipëria ka ecur shumë. Mbaj mend kur erdha për herë të parë në 2020 me gjithë detyrat që kishte për të bërë, sot shohim se është bërë punë e madhe dhe Shqipëria është gati për të filluar negociatat me konferencën e parë ndërqeveritare nuk ka dyshim se vendi juaj ka bërë çdo gjë për të arriture te kjo konferencë.

Ndaj, jam shpresplotë se në ditët në vijim do kemi lajmin e mirë e java e ardhshme do jetë java që kemi kaq kohë që presim”, u shpreh Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Të fundit