Flash News

E-TJERA

Varhelyi: Shqipëria do të marrë 145 mijë vaksina dhuratë nga BE

Varhelyi: Shqipëria do të marrë 145 mijë vaksina
Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria do të marrë 145 mijë vaksina 'Pfizer' dhuratë nga BE. Ai theksoi se BE e ka ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pandemisë, duke nënvizuar mjetet dhe pajisjet mjekësore. Duke evidentuar se është një moment kyç për pandeminë, ai tha se vaksinat janë e vetmja rrugëdalje.

“Është një ditë e mrekullueshme për të gjithë Ballkanin por edhe për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që kemi arritur në fundin e këtij procesi që më ka sjellë me dorëzimin e vaksinave. Ne  kemi punuar fort që kjo gjë të bëhej realitet por mendoj se ne po vijmë këtu në momentin e duhur kur ne duhet të fillojmë të dalim nga pandemia. Nga pandemia dalim nëse promovojmë vaksinat. 145 mijë doza të Pfizer të cilat jo vetëm që po i sjell BE por edhe janë tërësisht 100% të financuara nga BE", tha komisioneri.

Ky i fundit falënderoi edhe qeverinë austriake, ndërsa tha: Pa kontributin e tyre kjo gjë sdo ishte arritur. Ky  lloj bashkëpunimi tregon vlerën e skuadrës europiane.

Të fundit