Flash News

E-TJERA

Varhelyi takon ministrin gjerman: Negociatat me Shkupin e Tiranën të çelen sa më shpejt të jetë e mundur

Varhelyi takon ministrin gjerman: Negociatat me Shkupin e Tiranën të

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE Oliver Varhelyi ka takuar ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Në fokus të diskutimit të tyre ka qenë procesi i integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor e veçanërisht i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Varhelyi përmes një postimi në twitter shkruan se po ashtu se në qendër të bisedimeve ka qenë edhe situata e pandemisë.

“Diskutim i mirë sot me ministrin e jashtëm Heiko Maas. Shkëmbyem pikëpamjet për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të lëvizur përpara në procesin e integrimit në BE, duke përfshirë edhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë sa më shpejt të jetë e mundur. Beteja jonë për të ndihmuar rajonin në luftën kundër Covid-19 vazhdon”, shkruan Varhelyi në twitter.

Të fundit