Flash News

E-TJERA

Varhelyi: Të ndalen sulmet ndaj anëtarëve vettingut dhe familjeve të tyre

Varhelyi: Të ndalen sulmet ndaj anëtarëve vettingut dhe familjeve

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me anëtarët e komisionit të vettingut, ndërsa në orën 14:30 do të zhvillojë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Varhelyi u shpreh se sulmet ndaj anëtareve të organeve të rivlerësimit dhe familjarëve të tyre duhet të ndalojnë. Ai inkurajoi anëtarët e organeve të rivlerësimit të vijojnë me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Ndërsa kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Pamela Qirko i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme të Komisionit Evropian për Reformën në Drejtësi, ndërsa nënvizoi se KPK do të vijojë me rivlerësimin deri në përmbyllje të procesit, me paanshmëri dhe integritet.

Të fundit