Flash News

E-TJERA

‘Varianti Delta', Brataj: Ku ndryshon nga versioni i mëparshëm i Covid-19 dhe si mund të parandalohet

‘Varianti Delta', Brataj: Ku ndryshon nga versioni i

Instituti i Shëndetit Publik hodhi poshtë hipotezat se varianti 'Delta' i koronavirusit mund të ketë mbërritur në Shqipëri. Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj i ftuar në Report Tv, shprehu se ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me variantin e ri të virusit, por nuk përjashtoi mundësinë që shumë shpejt të mbërrijë edhe në vendin tonë.

"Deri në këtë moment nuk ka të konfirmuar asgjë për sa i përket variantit 'Delta'. Besoj se shumë shpejt do të vij tek ne, fakti që jemi disi të qetë është fakti se nuk ka raste, por lëvizja e qytetarëve dhe rastet në Rajon, do të shfaqet dhe në vendin tonë. Mutacioni 'Delta' i COVID-19, dhe është varianti indian", ka thënë Brataj.

Brataj theksoi se varianti 'Delta' ka simptoma shumë të ngjashme me një ftohje të zakonshme si: dhimbja e kokës, fyti, rrufa dhe në ndryshim nga varianti i vjetër i koronavirusit, nuk konstatohet raste të humbjes së shijes dhe nuhatjes.

Sipas tij, varianti i ri tanimë përhapet në një kohë më të shkruetër dhe qytetarët që diktojnë simotoma të tilla duhet t'i nënshtrohen menjëherë testit.

"Që nga prilli i këtij viti me hyrjen e variantit 'Delta' dhe ka një ndryshim për sa i përket përhapjes dhe periudhës së inkubacionit, ka më shumë ngjashmëri me një ftohje normale, është me dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë dhe sekrecione dhe është i ngjashëm më ftohjen.

Një interpretim i gabuar i këtyre simptomave është me pasoja. Nuk përsëritet simptoma e humbjes së shijes dhe nuhatjes që ishte tipike i variantit të parë COVID. Nuk është më agresiv, por ka një përhapje të madhe, pasi përhapet me rrugët e frymëmarrjes, nëse dikur duheshin 15 min në këtë kohë, flitet se koha është shumë e shkurtër në krahasim me më parë, mjaftojnë pak minuta të infektohesh dhe të përhapet virusi. Është tipike si gripi të shfaqen simptomat. Me shfaqjen e simptomave menjëherë duhet të bëni testin", është shprehur Brataj.

Çelësi për ta bërë më të lehtë kapërcimin e infektimit me variantin e ri 'Delta', është vaksinimi masiv i qytetarëve. Sipas Brataj, pjesa e popullsisë që i nënshtrohet vaksinimit është më pak e riskuar nga infektimi. Sa i përket mundësisë për masa të reja shtrënguese, Brataj thekson se nëse vërtetohet prania e 'Deltës' në vend do të merren masa për ta kontrolluar situatën.

Të fundit