Flash News

E-TJERA

Varianti i ri i COVID-19, epidemiologu: Nuk është më i rrezikshëm, mutacionin e parë e pësoi në mars

Varianti i ri i COVID-19, epidemiologu: Nuk është më i
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaron se varianti i ri i Covid-19 ishte i pritshëm dhe nuk është më i rrezikshëm se i mëparshmi.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Alimehmeti thotë se mutacionin e parë COVID-19 e pësoi në mars pasi virusi në vetvete bën mutacione të tilla për të rritur transmetueshmërinë.

‘’Përgjigja është për këtë situatë, ku do ta shohim ditët në vijim, nuk është çudi e re, mutacionin e parë COVID-19 e pësoi në mars që pushtoi gjithë botën. Virusi vetë bën mutacione të tilla për të rritur transmetueshmërinë.

Nga krahu tjetër përderisa këto kanë të bëjnë me domainin, e bën më të transportueshëm, është i njëjti xhep që sulmohet nga imuniteti i njeriut.

Janë gjëra të pritshme, po i njëjti që zbuloi këtë variant, zbuloi edhe 4 mijë mutacione të tjera që nuk kanë pësuar këtë përhapje që ka bërë ky.

I njëjti mutacion, konsorcium, ka shumë laboratorë që punojnë, e kemi thënë në mënyrë të vazhdueshme, ne po habitemi se po ndodhin kaq pak. Nuk janë aq të shpeshta sa duhet një virus në një popullatë të re. Duhet parë si do përkthehet klinikisht. Flasim 70%, por 70% e çfarë.

Varret si 70%e çfarë, është e rëndësishme. Ka shumë elemente. Në fund fare, të gjithë ekspertët që kanë folur kanë shprehur qartë se s’ka pse t’u shqetësuar, por është variant nën hetim.

Sot për sot që flasim, nuk është më i rrezikshëm se i mëparshmi.’’- tha Alimehmeti.

Të fundit