Flash News

E-TJERA

Vasili: Të identifikohen policët me kapuçë që dhunojnë e arrestojnë qytetarët në protesta

Vasili: Të identifikohen policët me kapuçë që

Petrit Vasili shkruan se “xhupzinjtë” persona të paidentifikuar me kapuçë dhe pa shenja dalluese –po veprojnë në protestat e opozitës duke dhunuar, provokuar dhe arrestuar qytetarë.

Ai u bën thirrje protestuesve t’i fotografojnë dhe filmojnë, duke theksuar se “hesapit nuk i shpëtojnë dot”, ndërsa akuzon Prokurorinë për mosveprim në rastet e denoncuara më herët.

Vasili ngre një sërë pyetjesh publike për rolin e strukturave të rendit, përgjegjësinë e drejtuesve të sigurisë dhe ligjshmërinë e veprimeve të personave të maskuar gjatë tubimeve kundër qeverisë.

Postimi i plotë në rrjete sociale:

Mos harroni fytyrat e xhupzinjve, fotografojini, filmojini se hesapit nuk i shpetojne dot!

Koçiu dhe Proda te veshin edhe ata xhupat e zinj, se felliqsirat xhupzinj po perdorin!

Horrat pa uniforma xhupzinj, qe dhunojne, arrestojne, provokojne, shajne, fimojne shfaqen vazhdimisht si gropa ujrash te zeza ne protestat e qytetareve kunder korrupsionit

I kam denoncuar edhe me pare ne Prokurori xhupzinjte ne protestat e meparshme, por prokuroria atehere ne menyre te felliqur e mbylli çeshtjen.

Sot te gjithe shqiptaret do kerkojne deri ne fund denimin e xhupzinjve.

 Per fat fytyrat e mjaft prej tyre jane identifikuar fale kamerave te celulareve keshtu qe llogarine e kane personale tani.

Prokuroria ne se nuk heton xhupzinjte e policise eshte po aq bande sa edhe ata dhe pyetjet jane:

1.Cfare jane ketaqelbesira bandite xhupzinj te mbuluar me kapuçë dhe te paidentifikuar?

2.Perse nuk identifikohen keta horra nese veprojne ne emer te ligjit ?

3.Kush ju ka dhene te drejten te ketyre kellirave te maskuar qe te mbyllin gojen e qytetareve ne nje vend te lire dhe demokratik?

4.Perse Koçiu si Ministre i Brendsheme dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise nuk distancohen dhe nuk i denoncojne nga keta horra por i perdorin duke shnderruar shtetin ne bande?

5.Perse policia e shtetit me uniforme dhe e identifikuar eshte zevendesuar nga horrat xhupzinj me kapuç ne koke?

 

Të fundit