Flash News

E-TJERA

Vasjari: Partitë e vogla në Shqipëri nuk gjenerojnë ide; Kundërshton Mediu: Janë të lidhur me pozicionin elektoral

Vasjari: Partitë e vogla në Shqipëri nuk gjenerojnë ide;

Analisti Arjan Vasjari shprehet se LSI ka ndryshuar ekuilibrat politik në vend, në raport me dy partitë e mëdha.

Duke folur në ‘Real Story’, Vasjari thotë se problemi i opozitës së bashkuar është mbipopullimi dhe partitë përbërëse nuk bëjnë aspak beteja.

Vasjari: LSI ka ndryshuar ekuilibrat politikë. Në një dekadë nuk shikoj forca që kanë ndryshuar realitetin politik. Është realitet i shkatërruar.

Problemi i opozitës është të qenit e mbipopulluar. Nëse shoh një opozitë plurale, do gjeneronte ide.

Partitë e vogla këtu nuk bëjnë fare beteja. Është e vërtetë që LSI është përcaktuese në ekuilibrat politikë. Alternativa e opozitës ose do shkojë si fron opozitar me LSI brenda, ose objektivi i saj është i diskutueshëm. Kjo mbetet për tu parë.  

Mediu: Nuk jam për politikë përjashtuese por përfshirëse. E kundërshtoj konstatimin tuaj, partitë e vogla kanë patur rolin e vet.

Vasjari: Nuk po flas në terma votash, por si gjeneratorë kauzash.

Mediu: Per PR ka një identitet politik që e ka dalluar me PD në disa drejtime. Idetë janë të lidhur edhe me pozicionin elektoral

Të fundit