Flash News

E-TJERA

Vazhdojnë hetimet për zjarrin te magazina ku humbi jetën Arjan Salaj, eksperti i pavarur pritet të përcaktojë shkakun

Vazhdojnë hetimet për zjarrin te magazina ku humbi jetën Arjan

Teksa ka kaluar një javë nga zjarri që shkrumboi magazinën e një qendre tregtare, te kthesa e Kamzës, ende nuk ka një konkluzion që përcakton shkaktarin e rënies së zjarrit.

Pjesë e grupit të hetimit të Prokurorisë së Tiranës mësohet se i është bashkuar dhe një një inxhinier elektrik i pavarur, i cili pritet të përcaktojë shkakun. Hetuesit janë duke  pritur përgjigjen ekspertizave që janë mbledhur si prova në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një neon i vjetër në magazinën e qendrës tregtare. Burime bëjnë me dije se grupi hetimor po kryen verifikime edhe nëse janë respektuar rregullat në për mbrojtjen në punë, kjo pasi në këtë ngjarje humbi jetën 32-vjeçari, Arjan Salaj.

Të fundit