Flash News

E-TJERA

Vazhdon 'mallkimi' i Kadastrës së Vlorës, dorëhiqet pas 4 muajsh edhe Genc Deromemaj

Vazhdon 'mallkimi' i Kadastrës së Vlorës,

Vazhdon 'mallkimi' i Kadastrës së Vlorës me dorëheqjet e drejtuesve.

4 muaj pasi pranoi detyrën, sot paraqiti dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës,  Genc Deromemaj. Arsyet ende nuk janë të qarta.  

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë u emërua në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës më 24 qershor të këtij viti.

Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë Deromema apo Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga ky pozicion.

Të fundit