Flash News

E-TJERA

Vdekja e 12-vjeçarit në Korçë nga miokardi, mjekja: Iu bë diagnozë e gabuar

Vdekja e 12-vjeçarit në Korçë nga miokardi, mjekja: Iu

Mjekja Aurora Dollenberg ka deklaruar se të miturit Leo Sadiku nga Korça i cili humbi jetën për shkak të miokardit i është bërë diagnoza e gabuar, ku tha se fëmija nuk ka pasur virozë dhe se kjo gjë shihet nga analizat. Sipas saj, nëse djali do të merrte mjekimin e duhur, do të kishte shpëtuar.

Dollenberg nënvizoi se nuk mund të vërtetohet që djaloshi ka vdekur nga miokarditi akut.

“Është bërë diagnozë e gabuar. Fëmija nuk ka pasur virozë, shihet nga analizat. Djali është “rrokullisur” më kot për disa ditë. U humbën 10 ditë kohë.

Nga analizat, rezultonte se djali ka pasur infeksion bakterial. Edhe kur është bërë diagnoza e duhur, ilaçet kanë qenë të pamjaftueshme. Iu dha antibiotik i ulët.

Fataliteti për raste të tilla është thuajse i përjashtuar, nëse djali do trajtohej siç duhet. Nëse djali do të merrte trajtimin e duhur, do të kishte shpëtuar.

Me anë të diagnostikimit të duhur, situata do të përmirësohej me kohën. Nuk mund ta dimë nëse djali ka vdekur nga miokarditi akut”, tha mjekja në News24.

Të fundit