Flash News

E-TJERA

Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar, babai hedh poshtë pretendimet: Nuk po bënte video për TikTok

Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar, babai hedh poshtë pretendimet: Nuk po

Agron Pjetrushi, babai i 18-vjeçarit që humbi jetën në Itali dy ditë më parë, ka hedhur poshtë pretendimet se djali i tij po bënte video në TikTok, teksa është dëmtuar rëndë në kokë gjë që i ka marrë dhe jetën.

Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë veta. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj me patentë, jo me shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video ose foto për të postuar në TikTok, siç thanë disa njerëz gabimisht. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, tha ai.

I intervistuar nga La Tribuna di Treviso, Agroni, ai foli dhe për dhimbjen që po përjeton familja.

Lorenco ishte shumë i mirë. Si shumë të rinj të moshës së tij, i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër të tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare. Nuk kemi fjetur për tetë ditë”, tha ai.

Kujtojmë se 18-vjeçari u aksidentua mbrëmjen e 20 janarit në sheshin e ambienteve sportive Cimadolmo.

Sipas mediave italiane, Lorenzo Pjetrushi ishte ngjitur në kofanon e makinës që drejtohej nga kushëriri i tij për të bërë një sfidë dhe më pas video do të publikohej në TikTok.

Mirëpo, kushëriri, duke drejtuar mjetin, ka kryer një manovër që ndoshta ka qenë paksa e papritur dhe 18-vjeçari ka rënë në tokë, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë. Pas disa ditësh në spital, ai humbi betejën për jetën.

Të fundit