Flash News

E-TJERA

Vdekja e 20-vjeçares lehohë, pezullohen nga detyra dy mjekë në Gjirokastër

Vdekja e 20-vjeçares lehohë, pezullohen nga detyra dy mjekë

Pezullohen nga detyra dy mjekë të spitalit të Gjirokastrës, njëri gjinekolog dhe tjetrin anestezist.

Gjykata e Shkallës së Parë mori vendimin lidhur me ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 13 nëntor 2020 ku Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, humbi jetën pasi solli në jetë një fëmijë me operacion.

Për mjekët u caktua masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”,  dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido,  në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit “Dhimitër Çuçi”, Gjirokastër dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

 

Të fundit