Flash News

E-TJERA

Vdekja e 20-vjeçares në maternitet, reagon spitali i Gjirokastrës: Pati komplikacione të rënda; familjarërt akuza mjekëve pët neglizhencë  

Vdekja e 20-vjeçares në maternitet, reagon spitali i

Reagon spitali i Gjirokastrës pas ngjarjes së rëndë, pasi një 20-vjeçare ndërroi jetë rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm.

E reja Klea Muxhaj humbi jetën pasi solli në jetë foshnjën e saj me anë të operacionit. Aktualisht, foshnja është në gjendje të mirë. 

Sipas spitalit, Muxhaj pas operacionit ka pasur komplikacione të rënda. Ndaj, pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes së të resë lehonë.

Nga ana tjetër, familjarët janë shprehur të revoltuar me mjekët, pasi sipas tyre e reja nuk kishte patur më herët probleme shëndetësore.

Nusja lindi në orën 22:00. I mora qumështin e bebit. E takova vajzën dhe e lamë për nesër që ta shohim. Më morën në 4 e gjysmë të mëngjesit, e kishin futur vajzën në operacion. Kur erdha unë këtu nusja kishte mbaruar. Mjeku na tha në fillim që i ka parametrat në rregull pastaj u shpreh se kishte hemorragji. Tani do i hedhim në gjyq. Kemi paditur stafin e spitalit”, u shpreh për abc news një familjare e 20-vjeçares.  

Të fundit