Flash News

E-TJERA

Vdekja e 23-vjeçarit në punë/ Arrestohet pronari i gomisterisë, procedohet shoferi i ambulancës

Vdekja e 23-vjeçarit në punë/ Arrestohet pronari i

Policia ka arrestuar pronarin e gomisterisë, ku humbi jetën dje duke punuar 23-vjeçari, Rafael Tafaj. Xhemal Duka akuzohet për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në Durrës. 23-vjeçarit i shpërtheu një gomë kamioni dhe si pasojë e plagëve të marra ai nuk mundi të mbijetonte.

Policia ka proceduar penalisht edhe shoferin e ambulancës. Tiril Leba akuzohet për "Shpërdorim detyre", pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë.

"Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. D., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në gomisterinë në pronësi të tij, si pasojë e një shpërthimi të një gome, humbi jetën shtetasi R. T., 23 vjeç (punonjës).

Për këtë rast është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi T. L., 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit