Flash News

E-TJERA

Vdekja e 29-vjeçares lehonë, reagon policia: Ka mbërritur pa shenja jete në spitalin

Vdekja e 29-vjeçares lehonë, reagon policia: Ka mbërritur pa

Reagon policia e Durrësit lidhur me vdekjen e 29-vjeçares lehonë Ardita Muça, pesë ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën.

Sipas policisë, gruaja është dërguar në spitalin e Durrësit pa shenja jete, por trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Kujtojmë se 29-vjeçarja solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Pas vdekjes së saj, familjarët akuzojnë dhe kanë denoncuar në polici mjekët për mjekim të pakujdesshëm.

 

Të fundit