Flash News

E-TJERA

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe

Është vënë në pranga mjeku Roland Xhaxho për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Ndaj mjekut është caktuar masa e sigurisë "arrest në shtëpi" për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Po ashtu, është caktuar masa "arrest në shtëpi" edhe për Ina Xhaxhon dhe Marta Ginën, për “vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim”.

Arrestimet u kryen pas përgjigjes së ekspertizës mjeko-ligjore që mbërriti disa javë më parë nga Italia.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka dhënë masa sigurie për pesë persona për veprat penale ‘Vrasja nga pakujdesia’, ‘Mashtrimi në bashkëpunim’ e ‘Shpërdorim detyre’ në kuadër të hetimeve mbi rastin e vdekjes së një të mituri, 3-vjeçar pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet. Prokuroria në vijim të hetimeve të nisura mbi procedimin penal nr.6477, datë 05.10.2023, ka marë si persona në hetim shtetasit:

1 – R. Xh., për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal si dhe për veprën penale të parashikuar nga neni 180/a i Kodit Penal. Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, gjykata vendosi masën e sigurimit “Arrestit në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;

2 – I.Xh., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal;

3- M. G., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal;

4 – E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i K.Penal; dhe

5 – E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i K.Penal.

Nga ana e prokurorit u kërkua masa e sigurimit ‘Arrest në burg” për personat nën hetim I. Xh. dhe M. G. ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Brian Spahiu humbi jetën në tetor të vitit 2025, pas një ndërhyrje kirurgjikale në klinikën private të Roland Xhaxhos.

Familjarët e kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.

Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

Familjarët deklaruan se mjeku kishte injektuar narkozë në dozë të lartë, ndërsa Xhaxho tha se fëmija kishte pasur probleme me zemrën dhe nuk ishte vënë në dijeni.

Të fundit