Flash News

E-TJERA

Vdekja e 4 turistëve rus, Karamuço: Dyshime se u vranë 'qëllimisht' në Shqipëri nga shërbimet sekrete të Rusisë

Vdekja e 4 turistëve rus, Karamuço: Dyshime se u vranë

Vdekja e 4 turistëve rus në Qerret të Kavajës tetorin e vitit të kaluar, mbeti një mister. Dyshimet u hodhën fillimisht se turistët ishin mbytur e më pas se mund të ishin helmuar.

Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, tha për ABC News se ka dyshime që turistët të jenë vrarë nga shërbimet sekrete të Rusisë. Sipas Karamuços, kryefamiljari Sergei Burenkova ka qenë dikur kolonel i ushtrisë ruse dhe pjesë e dy luftërave ndaj Çeçenisë, ku janë kryer krime të rënda njerëzore.

Karamuço shton se Rusia ka zgjedhur Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s. Në këtë rast ka tentuar të gjejë një pretekst që të hyjë në një konflikt më shumë se sa diplomatik me NATO-n.

“Për gjashtë muaj ne nuk folëm por megjithatë kanë dalë në pah disa dokumente. Një prej pjesëtarëve është kolonel deri në vitin 2016 në federatën ruse që merrte pjesë në disa misione. Siç ishte ajo në Çeçeni që e bën një person shumë problematik, dhe është e çuditshme sesi është futur në vendin tonë . Ai kishte shkuar në Maqedoni dhe mbase mund të ishte me një mision sekret. Dy vende të NATO-s kanë vrarë 4 turistë rus, ndaj nga ana e institucioneve shqiptare kjo situatë është bërë në mënyrë të kujdesshme. Hetimi është bërë me protokolle të zakonshme dhe nuk janë hetuar sendet personale të grupit pasi mes tyre mund të gjendej diçka, pasi me daljen e anëtarëve të tjerë të grupit mund ti kenë zhdukur. Në Shqipëri kanë ardhur një grup prej 12 personash dhe tre prej tyre vijojnë të jenë nën hetim. Ngjarja ka ndodhur me 15 tetor ndërsa me datë 18 tetor Rusia ka shpallur përfaqësinë e saj në NATO, këto janë reaksione që ndodhin zinxhir, kam dyshimet e mia se mund të jetë inskenuar një plan për të gjetur pretekst jo vetëm në godinën e NATO-s por edhe në vendet anëtare në NATO si një mënyrë për ta kthyer në një konflikt më shumë se diplomatik”, tha Karamuço.

Të fundit