Flash News

E-TJERA

Vdekja e 4 turistëve rus në Qerret, Ministria e Drejtësisë kërkon përgjigje nga mjekësia ligjore

Vdekja e 4 turistëve rus në Qerret, Ministria e Drejtësisë

Hetimi për vdekjen e 4 turistëve rusë në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë, duket se po ecën me një ritëm të ngadaltë. Ende nuk është hedhur ditë mbi shkaqet që çuan në vdekjen misterioze të turistëve.

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga mjekësia ligjore një informacion të përshpejtuar mbi shkaqet e vdekjes së turistëve. Ende nuk dihet nëse një kërkesë e tillë vjen pas rezultateve negative të institucioneve, apo nëse është bërë paraprakisht një kërkesë nga Moska.  

Disa ditë më parë, ambasada ruse pohoi se mund të kryhet një ekspertizë shtesë mbi trupat e pajetë pas përfundimit dhe marrjes së përgjigjeve nga hetimet e palës shqiptare.

Nga ana tjetër, ISHP nuk ka konstatuar ndonjë anomali në kampionët e ujit të marrë nga hoteli për ekspertizë. Ndërsa Insituti i Sigurisë Ushqimore u shppreh se për pjesën e pljeskavicave nuk mund të kryejnë hetime sepse nuk është në kompetencat e tyre.

 

 

Të fundit