Flash News

E-TJERA

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, sekuestrohen materialet e dezinfektimit që ka përdorur hoteli

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, sekuestrohen materialet e

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje vdekjen e katër turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës. Në vijim të hetimeve për të zbardhur shkakun e vdekjes, sipas News 24, janë sekuestruar materialet e dezinfektimit kundër Covid-19, që janë përdorur në hotel.

Ky i fundit ishte dezinfektuar për herë të fundit më datë 9 shtator të 2021. Prokuroria gjithashtu po kontrollon për defekt në sistemin e ngrohjes, si dhe po shikohen kamerat e sigurisë së hotelit.

Edhe nga ekzaminimet e ujit të pishinës nuk dyshohet se ka gjurmë të një lënde helmuese. Kujtojmë që viktimat janë Natalia Burenkova dhe Sergei Burenkova, si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova së bashku me të fejuarin e saj, Nikita Belousov. Ata kishin ardhur në vendin tonë për një udhëtim turistik.

Të fundit