Flash News
Po kalonin kanalin anglez, humbin jetën disa emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë
Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë
Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit
Dogji gruan me benzinë, sot seanca ndaj Bledar Trëndafilit
Zjarri në azilin privat në Tiranë, u lënduan 4 të moshuar
Janë pezulluar hetimet për vdekjen e 4 shtetasve rusë në një hotel në Golem në Tetor të vitit 2021.
Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet pasi Rusia nuk i është përgjigjur letërporosive të autoriteteve shqiptare. Prokuroria kërkoi informacion për të shkuarën e 4 turistëve.
Sipas aktekspertizës të Institutit të Mjekësisë Ligjore të administruar nga Prokuroria rezulton se “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.
Natalia Burenkova, Sergei Burenkova, si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova së bashku me të fejuarin e saj, Nikita Belousov kishin ardhur në vendin tonë për një udhëtim turistik. Katër turistët rusë u gjetën të pajetë në ambientet e saunës të një hoteli në Qerret.