Flash News

E-TJERA

Vdekja e 53-vjeçarit nga Ndroqi/ Ministria ngren grupin e punës për të verifikuar procedurat e ndjekura

Vdekja e 53-vjeçarit nga Ndroqi/ Ministria ngren grupin e punës

Lutfi Çekiri është 53-vjeçari nga Ndroqi që humbi jetën nga Covid-19 pasi mjekët e spitalit QSUT dhe atij Ushtarak refuzuan ta ndihmonin.

Pas vdekjes së viktimës, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup punë për të hetuar rrethanat e ngjarjes dhe vërtetësinë e deklaratës së të ndjerit.

"Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura në strukturat spitalore për pacientin me inicialet L.Ç, 53 vjeç, që ndërroi jetë në QSUT.  Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetesise siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha  nivelet e kujdesit mjekësor", thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Më herët PD reagoi për këtë çështje përmes ish-deputetes, Oriola Pampuri që tha se e vdekja e këtij qytetari është prova më e madhe se shëndetësia është në kolaps të plotë dhe i bëri thirrje ministres Manastirliu të japë dorëheqjen.

Të fundit