Flash News

E-TJERA

Vdekja e avokatit shqiptar në Itali, dy letra lamtumire shtojnë dyshimet për vrasje të inskenuar

Vdekja e avokatit shqiptar në Itali, dy letra lamtumire shtojnë

Aineo Redo, është 49-vjeçari shqiptar me profesion avokat, i cili u gjet i pajetë me fyt të prerë dhe thikë në dorë në rrugën San Giuseppe në Itali.

Sipas medieve italiane, viktima është vënë re nga një kalimtar i rastit i cili ka raportuar në polici. Redo jetonte prej 25 vitesh në Itali ku edhe ishte diplomuar. Ai njihej gjerësisht në komunitetin shqiptar në botën profesionale, si jurist i specializuar në legjislacionin dhe jurisprudencën e imigracionit.

Me gjetjen e tij, Redo kishte një thikë në dorë dhe kjo nuk e përjashton vetëvrasjen, një eventualitet drejt të cilit hetuesit duket se janë të prirur për momentin. Megjithatë, Redo mund të kishte përdorur thikën për t'u mbrojtur nga një sulm, dhe nga ana tjetër mund të ishte një inskenim nga vrasësi.

Në këtë drejtim vendimtar do të jenë ekzaminimet në plagën në qafë dhe armën e gjetur në dorën e avokatit dhe mbi të gjitha pamjet e regjistruara nga kamerat e vëzhgimit do të jenë pamjet e shkrepura nga kamerat e ndryshme aktive në atë zonë.

Sipas raportimeve, Redo mësohet të ketë lënë dy letra: një në studion e tij të punës dhe njëra iu gjet në xhep. Në rreshtat e letrës, Redo kërkonte falje për aktin që kishte ndërmarrë.

Megjithatë, hetimet pohojnë se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje ose një vrasje të cilën më pas autori e ka inskenuar që të duket si akt i kryer nga vetë viktima.

Të fundit