Flash News

E-TJERA

Vdekja e dy elektricistëve/ Arrestohet drejtori dhe inxhinieri, urdhri që kishin dhënë

Vdekja e dy elektricistëve/ Arrestohet drejtori dhe inxhinieri, urdhri
Foto ilustruese

Një ditë pasi humbën jetën dy elektricistët në Roskovec, dy persona kanë rënë në pranga për këtë ngjarje. Policia bën me dise se është arrestuar drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Fier A. P., 38 dhe inxhinieri E. L., 38, që punonte pranë këtij institucioni.

Sipas policisë, dy zyrtarët e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë urdhëruar punonjësit të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV, ku si pasojë kanë gjetën vdekjen.

"Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit