Flash News

E-TJERA

Shfaqi komplikacione, por nuk u lejua të largohej, IEVP Shënkoll: Mjeku nuk konstatoi problem shqetësues

Shfaqi komplikacione, por nuk u lejua të largohej, IEVP Shënkoll:

Gjovalin Frroku, gardiani i Burgut të Shënkollit, ndërroi jetë një ditë më parë. Frroku kishte shfaqur probleme me zemrën gjatë punës dhe kishte kërkuar ndihmën e urgjencës. Mjekët nuk e kishin lejuar Frrokun të linte punën papërfunduar turnin.

Në raportin që Burgi i Shënkollit i ka dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, konfirmohet se Frroku nuk ka marrë trajtim të specializuar edhe pse kishte paraqitur problem shëndetësor pas marrjes së detyrës.

Sipas burgut, gjatë kontrollit mjeku nuk ka konstatuar problem shqetësues për të cilin ai duhej të linte punën.

“Gjatë marrjes së detyrës dhe dhënies së instruktazhit ai nuk ka shprehur asnjë shqetësim apo problem shëndetësor. Ka qenë ora 03:30 minuta, kur ai ka telefonuar specialistin e informacionit duke kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mire. Brenda 5 minutash, specialisti i informacionit, mjeku dhe ndihmësmjekja i kanë shkuar në ndihmë.

Mjeku që ka kryer vizitën nuk ka konstatuar ndonjë problem shqetësues për të cilin ai duhej zëvendësuar e për pasoje ai ka vijuar të qëndrojë në punë deri në orën 7:11 minuta dhe pasi ka dorëzuar punën, në orën 7:12 minuta është larguar.

Gjovalin Frroku është larguar bashkë me trupën tjetër të punës, por sërish është përkeqësuar është pasi është dërguar në Spitalin e Lezhës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ka mundur te jetojë”, thuhet në reagimin e Burgut të Shënkollit.

Për rastin e Frrokut ka reaguar edhe Sindikata e Shërbimeve të Burgjeve e cila ka paralajmëruar edhe protesta.

Të fundit