Flash News

E-TJERA

Vdekja e elektriçistit në Gjirokastër, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSHEE-së

Vdekja e elektriçistit në Gjirokastër, arrestohet drejtuesi i

Policia ka arrestuar drejtuesin e punimeve të OSHEE-së në Gjirokastër, pasi akuzohet si përgjegjës për vdekjen e elektriçistit Gëzim Çabej. Në pranga është vënë shtetasi Sh. O., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

"Ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  G. C  dhe  A. T. Shtetasi  G.C,  ka ndërruar jetë më vonë në spital." thuhet në njoftimin e policisë.

52-vjeçari akuzohet për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Policia ka nisur hetim dhe ndaj një operatori të OSHEE-së në Gjirokastër pasi akuzohet për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve". Bëhet fjalë për shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Gjirokastër

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit