Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Vdekja e Enver Sheshit, Komiteti i Helsinkit: Institucionet penguan vëzhguesit të kryejnë procedurat
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për vdekjen e të arrestuarit për aferën e inceneratorëve, Enver Sheshi.
Në raportin e publikuar nga KShH, thuhet se institucionet kanë penguar vëzhguesit të kryejnë punën e tyre, duke mos lejuar të zhvillojnë takim me stafin e institucionit ku Sheshi ndodhej dhe as të kqyrnin ambientet e paraburgimit.
“Fillimisht u drejtuam në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) 313 dhe morëm takim me Drejtorin, i cili referoi se ky shtetas nuk ka adresuar asnjëherë ankesa shëndetësore kardiake para episodit të dt. 08.01.2023 (ditën e dielë), rreth orës 16:10, kur referohet se ka shfaqur shqetësime për disa dhimbje në kraharor. Menjëherë, pretendohet se i është ofruar ndihma e parë mjekësore, e më pas është transportuar nëpërmjet ambulancës pranë QSUT-së. Me pretendimin se çështja po ndiqet nga prokuroria dhe çdo gjë lidhur me këtë çështje e disponon ajo, drejtuesi i IEVP 313 nuk pranoi që vëzhguesit e KShH-së të njiheshin me dokumentacionin përkatës të pranimit të të ndjerit në IEVP 313. Në kundërshtim me marrëveshjen e bashkëpunimit që KShH ka me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, nuk u pranua që vëzhguesit të merrnin takim me stafin e institucionit dhe as të kqyrnin ambientet në të cilat ishte akomoduar i paraburgosuri”, thotë KShH.
Më tej, Komiteti i Helsinkit thotë se kur vëzhguesit janë paraqitur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore të Tiranës nuk ka pasur asnjë procedim të regjistruar për çështjen. Ndërkohë Policia ka deklaruar se i kanë referuar procedim për çështjen Prokurorisë.
“Vëzhguesit u paraqitën më pas në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës (organi që ushtron ndjekjen penale), pranë së cilës u informuam nga Koordinatorja për të Drejtën e Informimit se nuk kishte asnjë kallëzim të regjistruar për këtë çështje. Nëse do të ketë një të tillë, presim që prokuroria të bëjë verifikimet brenda 5 ditëve.
Ditën e dytë të verifikimit, vëzhguesit e KShH-së u paraqitën në 4 institucione të ndryshme të Policisë së Shtetit dhe pas një kalvari të gjatë vizitash dhe përcjellje nga këto autoritete, u arrit të konkretizohej se në Komisariatin nr. 4, Tiranë, Oficeri i Policisë Gjyqësore kishte kryer disa veprime procedurale për këtë ngjarje. Ai na informoi se pas marrjes së njoftimit nga salla operative, që E.Sh ka ndërruar jetë në QSUT dhe ndodhet në morg, ka shkuar në morg dhe ka kryer disa veprime procedurale për fiksimin e provave siç janë ‘procesverbal kqyrjeje kufome për E.Sh; procesverbal për kryerjen e ekspertizës mjeko – ligjore, si dhe të dhënat e marrra nga sistemi TIMS për këtë shtetas’. Vlen të theksohet se sipas legjislacionit tonë, oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore kryejnë veprime kur lind nevoja për ruajtjen e gjurmës së veprës penale ose të vendngjarjes, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe duke njoftuar menjëherë prokurorinë kompetente. OPGJ pretendon se ka njoftuar prokurorin lidhur me këto veprime, por nuk nuk na u vendos në dispozicion asnjë informacion konkret, se cili ishte ky prokuror dhe në ç’mënyrë ishte njoftuar (me telefon, shkresë, etj).
Procesverbalet përkatëse të mbajtura prej OPGJ së Komisariatit nr.4, me shkresën nr. 167/k prot, datë 10.11.2023, i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale dhe nuk rezulton të jetë bërë ndonjë kallëzim penal. Kërkesa verbale e grupit të vëzhguesve të KShH për t’u njohur me këtë dokumentacion, nuk u pranua prej tij, me arsyetimin se ato i janë përcjellë Prokurorisë. Fill pas kësaj, vëzhguesit e KShH shkuan për herë të dytë në harkun e 24 orëve, në Prokurorinë e Tiranës. Koordinatorja për të Drejtën e Informimit u shpreh sërisht se nuk rezulton të jetë regjistruar çështje lidhur me vdekjen e E.Sh. E pyetur lidhur me njohjen e dokumentacionit të dërguar nga Komisariati nr.4, ajo sqaroi se në prokurori ato ende nuk kanë mbërritur. Gjithashtu ajo u interesua pranë prokurores së gatshme që mbulon juridiksionin e Komisariatit nr. 4, nëse ishte në dijeni për çështjen e mësipërme dhe informoi vëzhguesit se prokurorja Znj. E.K nuk ishte në dijeni për këtë çështje”, shton KShH.
Vëzhguesit janë paraqitur edhe pranë qendrës ku Sheshi mori ndihmën mjekësore, por institucioni ka deklaruar se rezultatet e autopsisë nuk ishin ende gati. Sipas KShH, vëzhguesve nuk iu është dhënë informacioni nga organet përkatëse.
“Vëzhguesit e KShH-së u paraqitën edhe pranë dy institucioneve të tjera si Drejtoria e QSUNT dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pranë QSUNT, pas një kohe të gjatë pritje, u informuam se duhet të bënim një kërkesë për informacion. Përfaqësuesit e IML na komunikuan që nuk kishin dalë ende rezultatet e autopsisë (të cilat vononin deri në 30 ditë) dhe duhej të dërgonim një kërkesë për informacion për çdo dokument që kërkonim prej tyre.
Nga sa përmendëm më lart, rezulton se vëzhguesve të KShH nuk iu mundësua informacioni nga organet përkatëse, gjë që do t’i shërbente sqarimit të çështjes. Ky qëndrim është i papajtueshëm me transparencën që shkon për krah me parimin e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore. Në çështjen në fjalë, rezervat për dhënie informacioni ndaj një organizate të njohur për misionin e saj, sikurse është KShH janë të panevojshme dhe krijojnë dyshime të arsyeshme në sytë e një vëzhguesi të paanshëm e objektiv, për arsyen e refuzimit të informacionit. Gjithashtu, është e dëmshme në kuptim të aktualitetit dhe qëllimit që ka një monitorim, që të kërkohet parashtrimi i kërkesës zyrtare për informacion për të marrë kopje të këtyre dokumentave, nëse ato disponohen aty për aty nga organet.
Kjo qasje e autoriteteve krijon një ambient tkurrës për mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe amplifikon barrën që kanë autoritetet për të hetuar në mënyrë të pavarur, objektive dhe efikase rrethanat në të cilat ka vdekur ky shtetas, sipas detyrimeve procedurale të nenit 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që garanton të drejtën e jetës.
KShH i sugjeron Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si organi i ndjekjes penale që për çështje që nuk përbëjnë sekret hetimor, të informojë publikun për veprimet që ka kryer dhe po kryen kjo prokurori për çështjen dhe sidomos familjarët e viktimës”, thotë KShH.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11