Flash News

E-TJERA

Vdekja e foshnjës 2-muajshe në QSUT, gjyshi apel për ndihmë: Nuk kemi mundësi ta marrim nga spitali

Vdekja e foshnjës 2-muajshe në QSUT, gjyshi apel për ndihmë:

Gjyshi i foshnjës nga Devolli që ndërroi jetë në Tiranë ka folur mes dhimbjes për humbjen e nipit të tij, duke bërë apel për ndihmë që trupi i fëmijës të sillet pranë familjes për t’u varrosur.

Ai tregon se foshnja ishte nipi i parë në familje dhe humbja ka qenë shumë e rëndë për të gjithë.

“Ishte nipi i parë për familjen tonë. Ne kërkojmë vetëm ndihmë që të na e sjellin fëmijën këtu që ta varrosim, sepse vetë nuk kemi mundësi ta marrim”, shprehet gjyshi.

Sipas tij, për foshnjën kujdesej kryesisht djali i tij, babai i fëmijës.

“Për fëmijën përkujdeshej djali im”, shton ai.

Familja nga Devolli thotë se ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike dhe kërkon ndihmë nga institucionet që trupi i foshnjës të transportohet nga Tirana drejt vendlindjes për ceremoninë e varrimit.

Të fundit