Flash News

E-TJERA

Vdekja e Ilvi Metës, sot protestë e heshtur para komisariateve

Vdekja e Ilvi Metës, sot protestë e heshtur para komisariateve

Partia Demokratike ka thirrur sot në mbrëmje në orë 20:00, protestë të heshtur paqësore për të kërkuar drejtësi për vdekjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta, në Komisariatin e Kavajës.

Në një njoftim të Komisionit të Rithemelimit, protesta njoftohet të jetë në të gjitha komisariatet, teksa para Kryeministrisë do të ndizen qirinj.

“Ne orën 20.00 pranë të gjitha komisariateve të policisë në të gjithë vendin do të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”.

Në Tiranë qirinjtë do të ndizen tek Kryeministria, po në orën 20.00”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit.

Ilvi Meta u gjet i pajetë katër ditë më parë në një nga dhomat e Komisariatit të Kavajës. Policia njoftoi se Meta ishte vetëvarur me lidhësen e kapuçit. Familjarët, nga ana tjetër, kanë hedhur dyshime se Meta mund të jetë vrarë.

Të fundit