Flash News

E-TJERA

Vdekja e Jonada Avdiajt, Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë

Vdekja e Jonada Avdiajt, Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm 5 efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me ngjarjen e ndodhur në vitin 2022, ku humbi jetën tragjikisht Jonada Avdiaj.

Gjatë seancës përmbyllëse, prokurorja e çështjes kërkoi dënimin e secilit prej 5 efektivëve me nga 1 vit e 6 muaj burg, duke i akuzuar për neglizhencë në marrjen e masave të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik. Por, Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë vendosi të mos e pranojë këtë kërkesë, duke i shpallur të gjithë të pafajshëm.

Arjan Tase, autori i ngjarjes së rëndë u shpall fajtor për “vrasje me dashje” dhe u dënua me 18 vite burg, por përfitoi ulje të një të tretës së dënimit sipas gjykimit të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite burgim.

Të fundit