Flash News

E-TJERA

Vdekja e Joy Ayoko, Policia e Tiranës shoqëron gjashtë persona

Vdekja e Joy Ayoko, Policia e Tiranës shoqëron gjashtë persona

Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje gjashtë persona për vdekjen e kenianes Joy Aoko.

Mësohet se me vendim gjykate është ushtruar kontroll në katër banesa. Mes të shoqëruarve është edhe shoferi i kazinosë R.B., ndërsa në pyetje është marrë dhe i vëllai.

Policia dhe prokuroria janë vënë në aksion 9 muaj nga vdekja e 22-vjeçares e cila punonte në një kazino në Tiranë.

Joy Aoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.

Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.

Të fundit