Flash News

E-TJERA

Vdekja e Lear Kurtit, eksperti mjeko-ligjor: Thuajse e pamundur të gëlltisësh një qese 5×5 cm, autopsia u bë jashtë rregullave

Vdekja e Lear Kurtit, eksperti mjeko-ligjor: Thuajse e pamundur të

Ekspert mjeko-ligjor Sabri Hoxha, ka komentuar rastrin e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në duart e policisë së shtetit. Hoxha u shpreh në studion e “Log.” se autopsia e Lear Kurtit duhej të bëhej pas 12 orëve por në fakt u bë në vetëm 5 orë pas ndarjes nga jeta të 32-vjeçarit.

“Autopsia për 5 orë. Autopsia duhet të bëhet pas 12orëve si rregull. Në rrethana të tilla ku ka përplasje ndër institucionale. Mbas 12 orësh bëhet për shkak se ekspertëve u duhet të shikojnë të gjitha ndryshimet që ndodhin në indet dhe organet e viktimës.

Në rastin konkret gjatë bërjes së autopsisë në kohë 5 orësh ka qenë, në shkelje flagrante të një udhëzimi të 2001. Tre institucionet e hetimit, Ministrisë së Brendshme, Drejtësisë dhe Prokurorisë. Është veprim i nxituar jo profesional”, u shpreh eksperti.

Ai ka hedhur poshtë deklaratën e policisë shkencore, e cila arriti në konkluzionin se i riu kishte gëlltitur një sasi kokaine pasi u ndoq nga efektivët për ta kapur. Sipas ekspertit, është thuajse e pamundur të gëlltisësh një qese 5×5 cm,

“Së pari, aspekti qëndron si është marrë kjo qese. Se një 5 me 5 cm. Që ka edhe një sasi disa gram është e vështirë thuajse e pamundur për ta gëlltitur. Nëse e ka marrë këtë qese para se të vraponte…se gjatë vrapimit është e pamundur të gëlltitet.

Nëse kokaina kalon në traktin tretës, sipas shkencës absorbimi fillon pas 15 minutash. Në rastin konkret është e pamundur të ketë thithur kaq shpejt organizmi

Ajo shenja është shembje e indeve të buta. Për të krijuar atë është një goditje. Hematoma, grumbull gjaku. Ajo është shkaktuar si rezultat i një force. Mund të jetë edhe nga brenda siç mund të jetë veshka”, tha Hoxha.

 

Të fundit