Flash News

E-TJERA

Vdekja e Lear kurtit, mjekët e ‘Traumës’ rrëzojnë policinë: Mbërriti i pajetë

Vdekja e Lear kurtit, mjekët e ‘Traumës’

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Traumës, lidhur me vdekjen e të riut Lear Kurti.

Sipas prokurorisë, mjekët kanë deklaruar se Kurti ka mbërritur i pajetë dhe se ata i kanë dhë ndihmën mjekësore por nuk pati rezultat. Spitali i Traumës ka rrëzuar deklaratën e policisë dhe AMP-së se Kurti ka ndërruar jetë në spital.

Mjekët aktualisht rezultojnë pa shkelje ligjore, ndërsa prokuroria ka nisur ekzaminimin e kamerave të sigurisë pas dëshmisë së tyre.

Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit, pas shoqërimit nga efektivët e policisë. Kurti kishte shfaqur probleme në momentin e arrestimit, por sikurse u dëshmua nga AMP, i riu ishte shoqëruar menjëherë në spital ku edhe ka ndërruar jetë.

Pretendimi i efektivëve është rrëzuar nga uniformat e bardha të ‘Traumës’ të cilat mohojnë që Lear Kurti të ketë mbërritur me shenja jete në spital.

Të fundit