Flash News

E-TJERA

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të

Pesë persona janë arrestuar nga Policia në Bulqizë pas vdekjes së minatorit Fari Veliut me detyrë armator.

Në pranga janë vënë 5 punonjës punonjës të stafit teknik të galerisë, të cilët akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

66-vjeçari gjeti vdekjen duke punuar për ndërtimin e një armature në galeri, kur një masiv minerali është shembur duke e zënë poshtë.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/ Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F. Sh., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. Sh., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

Të fundit