Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vdekja e të paraburgosurit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre akuza për neglizhencë mjekësore: Diagnozat kërkonin reagim

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas vdekjes së të paraburgosurit Besnik Koçiu, disa ditë më parë.
KShH në një deklaratë ka vënë në dukje veprimet e pamjaftueshme nga ana e institucionit të vuajtjes së dënimit. Sipas KShH, Koçiu qëndroi për 8 ditë në një dhomë paraburgimi në ambientet e IEVP “Jordan Misja”, pavarësisht shqetësimeve që ka shfaqut dhe kërkesave të vazhdueshme për t’u dërguar në spital, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
“Shtetasi B.K, ishte akomoduar në IEVP “Jordan Misja” më datë 16.07.2025 dhe që në momentin e pranimit në institucion kishte referuar se trajtohej për disa diagnoza komplekse si: Diabet Mellitus tip. 2, nën insulin, HTA st. IIII, Dislipidemi. Gjithashtu referonte se para 6 muajsh kishte kaluar AVC ischemic akut.
Rezulton se, gjatë ditëve të para të akomodimit të tij (sipas shënimit të Kartelës Mjekësore, të datës 18.07.2025), shtetasi B.K kishte paraqitur ankesa për dhimbje koke, dobësi trupore dhe djegie. Nga kqyrja e dokumentacionit u konstatua se ankesa të tilla ishin të vazhdueshme. Për këtë arsye, më datë 21.07.2025, shtetasi B.K ishte transferuar nga Godina A ku kishte qëndruar deri në atë moment, drejt Godinës B të institucionit, për shkak të kushteve më të mira të akomodimit që ofron”, thuhet në deklaratë.
KShH vëren se punonjësit e policisë në sektor, në Librin e Lënies së Detyrave kishin lënë shënime lidhur me gjendjen shëndetësore të të parabugosurit, por nuk anë konstatuar praktika të dokumentuara pr hapat e ndjekur më tej.
“Gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, rezulton të ketë qënë e dukshme edhe për punonjësit e policisë në sektor, pasi për datën 22.07.2025, në Librin e Lënies së Detyrave, nga Specialisti i Policisë G.R, ishte lënë shënimi: Të mbahet nën vëzhgim vazhdimisht i paraburgosuri i dhomës nr. 6, kati -1, sektori 2, B.K e të informohet specialisti i informacionit për çdo shqetësim. Megjithatë,nga verifikimet e KShH-së nuk u konstatua të ishin mbajtur praktika të dokumentuara për hapat e ndjekur për mbajtjen e shtetasit B.K nën vëzhgim. Kjo mund të dalë vetëm nga një verifikim i kujdesshëm i kamerave të sigurisë të vendosura në korridorin ku ndodhej dhoma ku i paraburgosuri ishte akomoduar”, deklaron Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
KShH ngre pikëpyetje për faktin që diagnozat komplekse të këtij shtetasi si dhe vuajtjet e tij të vazhdueshme të komfirmuara edhe nga të paraburgosurit që ndanë dhomën me të, kërkonin një reagim të shpejtë për ekzaminim dhe trajtim të specializuar të tij menjëherë pas pranimit të tij në IEVP.
“KShH vëren se ekzaminimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e gjëndjes shëndetësore të shtetasve që akomodohen në ambientet e institucioneve të privimit të lirisë, është detyrim që buron edhe nga nenet 15 dhe 20 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, pikërisht me qëllim parandalimin e rasteve të humbjes së jetës apo vetëvrasjeve. Shërbimi i kujdesit shëndetësor duhet të sigurohet 24 orë dhe në rast sëmundjesh, të cilat nuk mund të diagnostikohen apo kurohen në këto institucione, shtetasve të burgosur u njihet e drejta e transferimit pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve apo Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Referuar parashikimeve të nenit 41 të ligjit nr. 81/2020, personeli mjekësor i IEVP-ve ka detyrën të evidentojë dhe njoftojë menjëherë për sëmundjet që kërkojnë trajtim të specializuar.
KShH bën thirrje për verifikime të mëtejshme, objektive dhe të gjithëanshme nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen, për identifikimin e përgjegjësive sipas rastit dhe parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme në të ardhmen”, vijon KShH.
Në përfundim, KShH vëren me shqetësim të thellë se politika penale e ndjekur në vijimësi nga sistemi ynë i drejtësisë përkundrejt përdorimit të tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg” vijon të jetë problematike.
“Nuk ështe hera e parë që shtetas me probleme të rënda shëndetësore dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore apo të veprës penale për të cilën hetohen, humbasin jetën në sistemin e paraburgimit. Kjo politikë është jo në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat inkurajojnë me forcë mos përdorimin e masave shtrënguese të kufizimit të lirisë gjatë hetimeve, veçanërisht kjo duke pasur parasysh në rastin konkret historikun mjekësor të shtetasit B.K”, përfundon deklarata.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38