Flash News

E-TJERA

Vdekja e të riut në komisariatin e Kavajës, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Është ngritur një grup i posaçëm hetimor

Vdekja e të riut në komisariatin e Kavajës, reagon Agjencia e

Vjen reagimi zyrtar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore lidhur me vdekjen e një të riu në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Paraprakisht, dyshohet se I.M., 31 vjeç është vetëvarur në qeli, por Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sqaron se është ngritur një grup i posaçëm hetimor lidhur me rastin në fjalë.

Sipas AMP  i riu ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive. Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar”, sqaron Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.  

 

Të fundit