Flash News

E-TJERA

Vdekja e turistëve në Qerret, ambasada ruse: Trupat e pajetë u nisën në Rusi, mund të bëhet një tjetër ekspertizë

Vdekja e turistëve në Qerret, ambasada ruse: Trupat e pajetë u

Ambasada ruse ka reaguar sërish për vdekjen e katër turistëve në Qerret të Kavajës. Ajo bën me dije se trupat e pajetë që u tërhoqën nga morgu i Tiranës janë nisur drejt Rusisë.

Ambasada thotë se mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkakun e vdekjes së tyre, ndërsa shton se janë në pritje të rezultateve të hetimit të bërë nga pala shqiptare.

"Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë", thuhet në njoftimin zyrtar.

Viktimat janë çifti i bashkëshortëve Natalia dhe Sergei Burenkov, vajza e tyre Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov. Ata ndërruan jetë një javë më parë, vetëm një orë pasi kishin mbërritur në një hotel në Qerret të Kavajës.

Nga hetimet paraprake është konstatuar se  katër turistët rusë  nuk janë asfiksuar brenda saunës siç u njoftua fillimisht nga policia. Dy prej trupave të pajetë janë gjetur në shezlongët dhe mjediset pranë pishinës dimërore. Këto detaje e kanë komplikuar dhe më tej zbardhjen e shkakut të ngjarjes. Edhe nga ekzaminimet e ujit të pishinës nuk dyshohet se ka gjurmë të një lënde helmuese. 

Të fundit