Flash News

E-TJERA

Vdekja e turistëve rusë në Kavajë, gazetari: Në të njëjtin hotel u gjet i vdekur dhe një polak 2-3 muaj më parë

Vdekja e turistëve rusë në Kavajë, gazetari: Në të

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e pak ditëve më parë, ku në një hotel në Qerret të Kavajës u gjetën të vdekur në rrethana misterioze 4 turistë rusë.

Gazetari Spartak Koka ka deklaruar në emisionin “Opinion” se në të njëjtin hotel, dhe në të njëjtin ambient saune ku u gjetën të pajetë turistët rusë, para disa muajsh është gjetur i vdekur dhe një shtetas polak rreth 55-vjeç.

Vdekja e turistëve rusë në Kavajë, gazetari: Në të

Koka tha se në raportin mjeko-ligjor është shënuar se turisti humbi jetën për shkak të arrestit kardiak.

“Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen dhe një shtetas polak 55-vjeça, në të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA. Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës është vendosur arrest kardiak, fillimisht u dyshua se kishte përdorur lëndë narkotike, por raporti mjeko-ligjor pa përcaktuar arrestin kardiak si shkak i vdekjes. Këtë e kam të konfirmuar nga Policia e Kavajës dhe Prokuroria e Kavajës dhe është vendosur për mos fillim të çështjes. Emrin nuk arrita ta marr”,-tha Koka

Të fundit