Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vdekja e Xhoit, si u fshehën provat dhe u manipula akt-ekspertiza mjekoligjore

Teksa kanë kaluar mbi 11 muaj nga dhunimi i cili më pas rezultoi fatal për jetëN e Xhoi Ayoko, ende nuk është zbardhur skena e krimit autoritetet shqiptare nuk e kanë zbardhur këtë ngjarje.
Në një dokument të publikuar nga "News24" ka shumë hije dyshimi dhe paqartësi se çfarë ndodhi në spitalin Keniata, aty ku Xhoi më 13 shkurt frymoi për herë të fundit.
Pjesë nga dokumentari:
Zyrtarisht deri më sot nga autoritetet shqiptare nuk kemi asnjë përgjigje për hetimet për çështjen e vajzës keniane, prokuroria ende nuk ka persona të akuzuar dhe çështja po shkon drejt harresës. Nga 13 gushti i vitit të shkuar kanë kaluar mbi 11 muaj nga dhunimi barbar i Xhoit dhe ende autoritetet shqiptare nuk e kanë zbardhur këtë ngjarje, për më tepër nuk kanë arrestuar asnjë person, ende vrasja e Xhoit nuk ka autor dhe vijon të mbetet mister.
Pse po zvarritet kaq shumë çështja e Xhoit? A ka prova të mjaftueshme grupi hetimor për të shkuar tek autorët? Për t’u përgjigjur kësaj pyetje kthehemi pas në kohë dhe shkojmë datën kur ndodhi ngjarja e rëndë, më 13 gusht të vitit 2022. Kjo ngjarje, manipulimin e ka që në gjenezë.
Madje policia ka marrë masa edhe ndaj oficeres e cila ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke e larguar nga komisariati nr.1 në Tiranë dhe e kanë transferuar në një pozicion tjetër pune jashtë Tirane.
vendngjarjes. Gjithçka është mbyllur që aty, pasi nuk i është dhënë rëndësi mbledhjes të të gjitha provave të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes. Vendi i krimit është vend i rëndësisë së posaçme për veprimet hetimore të organeve hetuese sepse çdo veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë pasoja të parikuperueshme në këtë stad të procedurës. Këqyrja e vendit të ngjarjes është veprimi i parë hetimor me anën e të cilit organi procedues fillon të ngrejë themelet e hetimit.
Në rastin e Xhoit kjo gjë nuk është bërë dhe e gjithë ngjarja është trajtuar si vetëvrasje, me qëllim për ta mbyllur dhe fshehur. Edhe pse policia e ka referuar në kohë çështjen në Prokurori, kjo e fundit filloi të vepronte vetëm kur ngjarja u bë mediatike, 3 muaj pasi kishte ndodhur incidenti në banesën ku Xhoi rrinte së bashku me bashkëkombësen e saj keniane, Emily Mutua, e cila është e përfshirë në këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka fshirë provat. Emili pas ngjarjes ka hapur telefonat e Xhoit, këtë e vërtetoi edhe shoqja tjetër e Xhoit, Xhoi Brenda, e cila tha se i ka dhënë pasëordin e telefonit të Xhoit, Emilit.
Madje Emili në komunikimet që ka pasur me njerëz të afërt të Xhoit dhe miqtë e përbashkët i ka thënë këtyre të fundit edhe emrin e personit që dyshon së vrau Xhoin. Hetuesit i dinë këto fakte për Emilin dhe mund t’i vërtetojnë duke sekuestruar telefonat e saj dhe të hapin të gjitha bisedat që janë kryer, nëse prokuroria do ta bënte këtë, Emili sot duhej të ishte e arrestuar për dëshmi të rreme, si dhe për pengim të zbulimit së të vërtetës. Por, kur kanë kaluar 11 muaj nga ngjarja, Emili thjesht është marrë në pyetje disa herë nga grupi hetimor dhe mbi të nuk rëndon asnjë akuzë.
Po ashtu Mjekësia Ligjore në Shqipëri nuk ka ende një raport zyrtar për të vërtetuar faktin që Xhoi është dhunuar barbarisht, pra një raport ku sigurohen prova biologjike dhe shkencore, që zbulojnë menjëherë autorët e krimit të dhunimit dhe përdhunimit të Xhoit. Asnjë raport i Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk është parë deri më sot për ngjarjen e vajzës keniane, por hetuesit thonë që është sekret hetimor dhe nuk bëhet publike. Pyetja që shtojmë për 11 muaj ky raport nuk mund të lexohet nga prokuroria?
Grupi hetimor ka dërguar letërporosi në Kenia prej 2 muajsh, ku kërkon raportin mjeko-ligjor të vdekjes së Xhoit të bërë nga autoritetet keniane, po ashtu kërkon që të merret në pyetje edhe nëna e Xhoit, Ruth Abongo, ku autoritetet shqiptare i kanë nisur një sërë pyetjesh autoriteteve keniane, por ende nëna e Xhoit nuk është thirrur nga autoritetet keniane.
“Këto dokumente të spitalit të Kenias janë një provë e rëndësishme për prokurorinë. Ky raport tregon shkakun e vdekjes së Xhoit, akt-ekspertiza vërteton faktin se dhuna dhe goditjet e forta që i shkaktuan Xhoit, i sollën vdekjen pas 6 muajsh në koma.”
E çuditshme se si po vepron prokuroria shqiptare, edhe pse nëna e Xhoit qëndroi 6 muaj me vajzën në Shqipëri, ajo nuk u mor dhe nuk u pyet asnjëherë me detaje për ngjarjen e vajzës së saj, por prokuroria kujtohet 9 muaj pas ngjarjes dhe 4 muaj pasi Xhoi ndërroi jetë. Madje të vetmen herë që u pyet Ruth Abongo, policia dhe prokuroria i thanë nënës së Xhoit se vajza e saj është vetëvrarë. Që këtu nisi dhe reja e zezë që mbuloi me terr e mister çështjen e Xhoit.
Manipulimi dhe fshehja e provave të ngjarjes së Xhoit është i frikshëm, kjo vërtetohet edhe në faktin se akt-ekspertiza mjeko-ligjore e vajzës është bërë vetëm në letra. Ende nuk ka një raport zyrtar nëse Xhoi është dhunuar dhe përdhunuar.
Akt-ekspertiza e parë mjeko-ligjore është bërë pa këqyrur trupin e vajzës. Një skandal i autoriteteve shqiptare, që kanë anashkaluar provën më të rëndësishme për të zbuluar autorët e dhunimit barbar të Xhoit. Në dokumente zyrtare Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se përgjigjet për akt-ekspertizat mjeko-ligjore i jep vetëm për autoritetin kërkues, prokurorinë. Në dokumente del haptazi mosserioziteti dhe manipulimi që është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, sepse prokuroria e ka regjistruar çështjen e Xhoit më 22 shtator, ndërsa në dokument Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë që janë bërë dy akt-ekspertime më datë 2 shtator dhe 9 shtator.
Pra, si është e mundur, më parë janë bërë akt-ekspertimet dhe më pas është regjistruar çështja në prokurori. Si është e mundur të jenë bërë akt-ekspertime pa u kërkuar nga prokuroria, kur vetë Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë në dokument se për marrjen e përgjigjes së akt-ekspertimit duhet t’i drejtohemi prokurorisë sepse ai është organi kërkues i këtij ekspertimi?
Pra, akt-ekspertimi i parë i Xhoit është bërë vetëm në letër pa u këqyrur trupi i vajzës dhe të gjitha dëmtimet janë konsideruar si të marra nga vetëhedhja për t’i qëndruar versionit të vetëvrasjes. Grupi hetimor ka kërkuar të bëhet sërish akt ekspertimi i Xhoit dhe edhe sot e kësaj dite ende grupi hetimor nuk ka një përgjigje nëse Xhoi është dhunuar dhe përdhunuar.
Kjo tregon qartazi se ky veprim bëhet qëllimisht për të mos zbuluar autorët e vrasjes së Xhoit, pasi nëse është bërë siç duhet akt-ekspertiza e dytë mjeko-ligjore përfitohen prova shkencore dhe biologjike të pakundërshtueshme të autorëve dhe ngjarja zbardhet. Sot pas 11 muajsh nuk ka ende një përgjigje. Policia dhe prokuroria e dinë të vërtetën, i dinë autorët. Por pse nuk po veprojnë? Burime nga organet hetuese thonë se po presin përgjigje të letërporosive nga Kenia.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38