Flash News

E-TJERA

Vdekja në Komisariatin e Kamzës, Lala: Për disa pllaka porcelani dhe zgara hekuri

Vdekja në Komisariatin e Kamzës, Lala: Për disa pllaka porcelani

Dy ditë më parë një zjarr që përfshiu Komisariatin nr.5 në Kamzë, rezultoi fatal për 26-vjeçarin Arben Miçi i cili mbahej në ambientet e komisariatit.

Gazetarja Klodiana Lala dha për “Opinion” detaje nga ngjarja në komisariat. Lala tha se një person në paraburgim nuk mund të ketë një mjet ndezës dhe në cilësinë e një personi me masë sigurie, nuk mund të qëndrojë në komisariat.

Lala shton se Miçi u mbajt në ambientet e komisariatit, për shkak të disa pllakave të vendosura gabimisht në tualete dhe disa zgara hekuri në dritare, që penguan 26-vjeçarin të qëndronte në paraburgim.

“Nuk lejohet që një i paraburgosur të pi cigare, sepse në momentin që hyn aty ka një portokoll. Duhen hequr rripat, lidhëset e këpucëve e madje edhe kopsat që mund të jenë të rreziskhme. Ngjarja është shënuar në 20:30 të mbrëmjes. Mici është vendosur në orën 13:00 në ambjentet e izoloimit. Në qelinë tjetër ka qenë Dilaver Idrizi që kishte marr në masën me burg. Shkelja është që këta nuk duhej të qëndronin në komisariat, por të vendoseshin në ambjentet e paraburgimit.

Është një ngjarje që ka ndodhur në një ambjent të mbullur të izolomit që janë nëntokë. Ambjenti është pa dritare. Ka patur një raport të Avokatit të Popullit që në mars 2021 ka rekomanduar mbylljen urgjente të këtyre qelive dhe të kaloheshin në ambjentet e reja. Skandali është që në qelitë e tjera të ndërtuara, shteti shqiptar nuk ka bërë zgarat dhe nuk është hapur një tender apo nuk është bërë një procedurë dhe e dyta tualetet e qelive të reja janë prej porcelani, gjë që nuk lejohet sepse porcelani mund të thyhet dhe të kryhen akte vetvrasjeje”, u shpreh Lala.

 

Të fundit