Flash News

E-TJERA

Vdekja tragjike e 3-vjeçarit në Shkodër, policia: Fëmijët u larguan nga spitali pas mjekimit

Vdekja tragjike e 3-vjeçarit në Shkodër, policia:

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit në Shkodër, duke bërë me dije se fëmija ishte dërguar fillimisht në spital me dyshime për virozë, por pas mjekimit, prindërit e tij vendosën ta kthenin në shtëpi.

Sipas njoftimit zyrtar, më 21 shkurt 2025, shtetasi S. H. dërgoi për ndihmë mjekësore në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal të Shkodrës dy fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç. Pas marrjes së trajtimit, ata u larguan për në banesë.

Një ditë më pas, gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua dhe familjarët i çuan sërish në spital. Fatkeqësisht, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, 3-vjeçari nuk mundi të mbijetojë, ndërsa motra e tij u dërgua me urgjencë në QSUT për trajtim të specializuar.

Aktualisht, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të fundit