Flash News

E-TJERA

Vdes në spital 64-vjeçari italian i dënuar për trafik d*oge në Shqipëri

Vdes në spital 64-vjeçari italian i dënuar për trafik

Cristiano Trapani, një 64-vjeçar italian i dënuar me 8 vite burg për trafik droge, ka ndërruar jetë sot në Spitalin Onkologjik “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve, Trapani pësoi arrest kardiak në orën 11:30. Ai ishte transferuar nga Burgu i Shkodrës dhe mbante statusin e të paraburgosurit.

Pacienti ishte shtruar më 28 tetor në Qendrën Spitalore të Burgjeve me diagnozën Limfadenopati për determinim. Pas ekzaminimeve, ai ishte referuar për një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Onkologjik, e cila nuk arriti të realizohej për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Shtetasi italian Cristiano Trapani, atësia Umberto, mëmësia Panicia Santa, i datëlindjes 09.11.1960, lindur në Torrice dhe banues në Frosinone, Ceçano, Itali, me statusin e të paraburgosurit, i transferuar nga IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë sot, më datë 19.11.2024, në Spitalin Onkologjik “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 11:30, pas një arresti kardiak

Pacienti ishte shtruar më datë 28.10.2024 në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) me diagnozën: Limfadenopati për determinim. Gjatë qëndrimit në QSB, ai iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike të nevojshme. Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik.

Me vendimin nr. 1433, datë 16.11.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e kishte dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a-22 i Kodit Penal. Më tej, me vendimin nr. 681, datë 28.09.2024, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka vendosur vlerësimin e ligjshëm të arrestit për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 324/a/1 të Kodit Penal.

Të fundit