Flash News

E-TJERA

Vdes tragjikisht 30-vjeçari shqiptar në Angli, e shtypi kamioni teksa flinte në koshin e mbeturinave

Vdes tragjikisht 30-vjeçari shqiptar në Angli, e shtypi kamioni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe. 30-vjeçari Sajmir Beca ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u shtyp aksidentalisht nga një kamion mbeturinash, ku ai ishte futur për t’u mbrojtur nga i ftohti.

Sipas hetimit të zhvilluar në Northampton, ngjarja ka ndodhur në orët e para të 31 tetorit, në Rrugën Wellington, në qendër të qytetit. Sajmiri, i cili po përpiqej të gjente një vend të sigurt për të kaluar natën, kishte hyrë në një kosh industrial mbeturinash. Kamioni i pastrimit e kishte marrë koshen pa e ditur se brenda ndodhej personi.

Fqinjët u zgjuan nga britmat e dëshpëruara që vinin nga kamioni, pak para se ambulanca dhe policia të mbërrinin në vendngjarje rreth orës 03:00 të mëngjesit. 30-vjeçari u gjet i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar të Coventry, ku humbi jetën më 6 nëntor për shkak të dëmtimeve të marra.

Trupi i tij është kthyer në Shqipëri dhe familja e ka përcjellë për në banesën e fundit.

Të fundit