Flash News

E-TJERA

“Vdiq nga Covid-19, pa ju bërë tamponi”, flet famljari i 69-vjeçarit që u hodh nga Infektivi: Qëndroi 6 orë pa asnjë shërbim

“Vdiq nga Covid-19, pa ju bërë tamponi”, flet famljari i

Reshat Grembi ishte 69-vjeçari që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi u vetëhodh një ditë më parë nga Spitali Infektiv.

Nipi i të ndjerit deklaroi se 69-vjeçarit nuk i ishte bërë tamponi edhe pse po kurohej me Covid-19 tek Infektivi. 

“Vdiq nga Covid-19, pa ju bërë tamponi. Asnjë konfirmim nga Spitali Infektiv si ndodhi. Nuk kemi fuqi të zbardhim të vërtetën. 5 ditë xhaxhai u mjekua nga mjekja e lagjes. Ishte me temperature 40. Ikën në Fier, i bënë serum. Çojeni në shtëpi na thanë. Pas skanerit na thonë ka Covid-19. E çojmë në urgjencë në Tiranë. Djali nga gjermania foli në telefon dhe ai i tha se është në gjendje të rënde. Ai qëndroi 6 orë në Infektiv pa asnjë shërbim, vajti në 2 pas mesnatës dhe në 8 të mëngjesit u hodh”, ka thënë nipi.

Të fundit