Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Vdiq pasi u rrëzua në rrugët e Londës, policia dyshon se është shqiptar
Autoritetet londineze kanë publikuar një foto të një burri i cili u rrëzua në rrugët e Londrës dhe vdiq gati 10 ditë më vonë.
Mjekët që e gjetën burrin në Sixth Avenue, Queen’s Park, janë shprehur se besohet të jetë shqiptar.
Policia ka nxjerrë edhe imazhin e tatuazhit që viktima kishte në krahun e majtë.
Gjithashtu jepet informacioni se burri kishte të veshura vetëm pantallona dhe nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi.
Në pamjet, policia tha se ai dëgjohej duke folur me veten në një gjuhë të huaj, për të cilën forca besonte se ishte shqip.