Flash News

E-TJERA

Vdiq pasi u rrëzua nga 10 m lartësi në Itali, shqiptari la pas 4 fëmijë të mitur

Vdiq pasi u rrëzua nga 10 m lartësi në Itali, shqiptari la pas 4

Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën të mërkurën në San Gerardo në Monza, ku ishte shtruar në spital pas një aksidenti që i ndodhi në punë.

Sipas mediave vendase viktima është Elton Dema. Shqiptari jetonte prej një viti në Itali, bashkë me gruan e tij dhe katër fëmijët, përkatësisht, 13, 10, 7 dhe 5 vjeç.

Ata ishin zhvendosur në Stezzano në një shtëpi në rrugën Ponchielli në numrin 7, ku në katin e parë banojnë edhe motra dhe kunati i tij, prej vitesh tashmë në Itali.

Dema ka qenë duke lyer tavanin e një magazine, kur për arsye të paqarta ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra.

Të fundit