Flash News

E-TJERA

Veç Tiranës dhe Durrësit, afganët pritet të strehohen edhe në Berat

Veç Tiranës dhe Durrësit, afganët pritet të strehohen

Veç Tiranës dhe Durrësit, afganët pritet të strehohen edhe në Berat,

Kështu, Bashkia e Beratit ka nisur që nga dje me përgatitjen për strehimin e përkohshëm të afganëve sapo të mbërrijnë nga Kabuli në tokën shqiptare.

Në një qendër akomodimi të ngritur enkas do të strehojë rreth 200 shtetas afganë. Megjithatë, ende nuk dihet se ku do të strehohet fillimisht grupi i parë me 300 afganë që pritet të vijë.

Ndërkohë në Rinas janë bërë gati çadrat pritëse për trajtim mjekësor e psikologjik ndërsa konviktet në Qytetin Studenti kanë vënë në dispozicion një kapacitet prej rreth 1200 shtretërish.

Deri tani ende nuk ka informacion të saktë për nisjen e avionit me afganë drejt Shqipërisë. Fluturimet e parashikuara gjatë këtyre dy ditëve janë shtyrë për shkak të kaosit të krijuar pasi talibanët kanë rrethuar aeroportin e Kabulit duke penguar largimin e afganëve të cilët kanë punuar për perëndimin.

 

Të fundit