Flash News

E-TJERA

Vedat Muriqi beson te fitorja e "Dardanëve": Do të jetë lumturia më e madhe për Kosovën

Vedat Muriqi beson te fitorja e "Dardanëve": Do të jetë

Turqia do të zbresë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku do të ndeshet me Kosovën, pas fitores së Dardanëve 3-4 ndaj Sllovakisë. Sfida vlen për fazën e Play Off të Botërorit 2026.

Vedat Muriqi, kapiteni i skuadrës, u shpreh optimisti për sfidën që do të luhet nesër, duke theksuar se ekipi duhet të jetë i bashkuar.

Ai u shpreh në konferencën për shtyp se pas pavarësisë, kualifikimi i Kosovës do të ishte lumturia më e madhe e vendit.

“Kam kënaqësinë që jam kapiten në këtë sfidë të rëndësishme, pra jemi në finale. Jam i qetë, kemi atmosferë jashtëzakonisht të shkëlqyer në kombëtare dhe shpresojmë shumë në sukses. Për kualitetin e Turqisë nuk flitet, duhet të bëjmë një lojë ekipore për të qenë më mirë se Turqia. Gjithmonë kam thënë se nuk më intereson të shënoj gola, përderisa fiton ekipi. Jemi duke folur për shtetin, jemi në finale kështu që s’më intereson aspak kush shënon gola. Pas Pavarësisë mund të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë”, tha Murriqi.

Të fundit