Flash News

E-TJERA

Veliaj akuza për "zhdukjen" e fondeve të FIFA-s, FSHF: Keqardhje që bashkia nuk njeh territorin

Veliaj akuza për "zhdukjen" e fondeve të FIFA-s, FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit i është përgjigjur kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili një ditë më parë iu drejtua federatës duke e pyetur se " Ku shkuan fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit?".

Në një deklaratë për mediet, federata është shprehur e keqardhur q bashkia nuk njeh territorin e vet, duke rnditur edhe disa nga investimet e fundit qe janë bërë për fushat sportive.

"Ndiej keqardhje që bashkia nuk njeh territorin e vet, po investojmë te kompleksi Partizani. Janë 3 fusha të reja në kompleksin Halili në menaxhimin e bashkisë së Tiranës. Te kompeksi Dajti në mes të Tiranës po ndërtohen pallate, i jemi drejtuar me shkresë Erion Veliajt", thuhet në deklaratë.

Veliaj akuzoi indeirekt Federatën Shqiptare të Futbollit se nuk ka shpërndarë fondet e dhëna nga FIFA, me argumentin se janë shpenzuar për gjëra të tjera, duke theksuar se paratë "janë zhdukur".

"Po ju kujtoj se pati një debat të ashpër midis klubeve, federatës dhe qeverisë në kohën e pandemisë për këto pagesa. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA dhe ti rezulton që nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: Ku shkojnë këto para? Pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? 2 milionë euro ku u zhdukën? Pra, s’ke audit, nuk tregon produkt, zhduken paratë, po mirë more dikush duhet të përgjigjet?”, përfundoi Veliaj.

Të fundit